Ndotja në Elbasan është përfolur prej vitesh,megjithëse autoritetet shpesh herë e kanë lënë në heshtje këtë shqetësim, të ngritur dhe nga banorët. Pak vite më parë janë kryer dhe studime për të kuptuar lidhjen mes ndotjes dhe sëmundjevekryesisht të rrugëve të frymëmarrjes dhe tumorale. Sipas raporti të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në matjen e grimcave të pluhurit rezulton se Elbasani është i pari në ndotje, më pas vjen Tirana, Durrësi, Korça dhe Shkodra.
Ndotja në këte qytet shkarkohet nga automjetet si dhe nga infrastruktura e rrugëve të dëmtuara. Sipas matjeve prezenca e PM 10 dhe e pm 2,5, të cilat janë në vlera të larta janë shkak të mijërave vdekje për shkak të aftësisë për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në gjak, duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje të parakohshme. Siç raportojnë mediat në kjo grafikë tregon prezencën e pluhurit në mjedis, ku edhe këtë vit ndotja në Shqipëri është gati 2 herë më e lartë se normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Nga 40 që duhet të jetë vlera e prezencës së këtyre grimcave, Shqipëria i ka 60.
Ndotja ne Elbasan është jashtëzakonisht shqetësuese. Ka shkaktuar lloj-lloj problemesh, që nga frymëmarrja, kanceri.Ajo shkakton ndotje në nivele shumë të larta, kryesisht natën dhe askush nuk ndërhyn, nuk kryen matje për ta parandaluar këtë fenomen që po i vret. Sëmundjet që kanë më shumë lidhje me ndotjen, janë sëmundjet e rrugëve respiratorë, siç është astma bronkiale. Sëmundjet tumorale janë trend në rritje, jo vetëm në Shqipëri, jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë botën.