Dy muajt e parë të vitit 2021 kanë qënë të vështira për qytetin e Elbasanit, ndërsa janë shënuar shifra të larta vdekjesh si pasojë e Covid 19-të. Dukshëm festat ndikuan, ndërsa të rinjtë neglizhuan me masat duke besuar se koronavirusi krijon fatalitete vetëm te mosha e tretë, duke gabuar rëndë.

Baret e lokalet vijojnë të jenë plot, ndërsa në shumicën e rasteve të rinjtë i sheh pranë njëri-tjetrit duke mos respektuar as masën më elementare sikurse është distanca sociale. Pavarësisht këtij fakti Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor duket se është treguar mjaft tolerant.

Ndonëse çdo ditë bëjnë me dije se kryejnë deri në 230 monitorime në biznese të ndryshme gjatë këtyre muajve nuk kanë vendosur asnjë masë ndeshkuese , por vetëm 4 pezullime të përkoshme ne institucione publike.

Përgjegjësja e ISHSH Sebastiana Beshiri bën me dije se më së shumti në këto muaj janë përpjekur të jenë këshillues sesa ndëshkues, duke mirëkuptuar situatën e vështirë që po kalon biznesi.

Për shkak të takimeve politike shumë subjekte janë gjobitur e bashkë më to edhe bizneset ku janë zhvilluar takimet. Por në Elbasan thotë Beshiri deri tani nuk ka pasur denoncime nga qytetarë dhe institucione të tjera, me të cilët bashkëpunojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë regjistruar 48 raste pozitive,ku numrin më të lartë e përbën bashkia Elbasan me 28 raste. Gjithashtu kanë humbur jetën 3 persona , të ndarë në tre bashki Elbasan, Librazhd dhe Peqin. Shqetësim për Elbasanin është humbja e jetëve nga covid në moshe fare të re.

(R.G/Faxweb.al)