E ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon duke shkaktuar trauma dhe dhimbje, sot në Elbasan kanë mbërritur 10 sportistë Ukrainas.
Ka qënë drejtuesi i KOKSH z. Fidel Ylli dhe kryetari i bashkise Elbasan që i kanë uruar mirëseardhjen sportistëve ukrainas.
Bëhet me dije se ata do të qëndrojnë në Elbasan për një kohë të pacaktuar .
Gjithashtu burime për Egnatia News mësuan se ata do të stërviten në ambientet e Elbasan Arena .
Në fjalën e tyre z . Llatja dhe Ylli i shprehen mbështetjen dhe solidaritetin sportistëve ukrainas për luftën e tyre të drejtë kundër agresionit Rus.