Qindra qytetarë elbasanas janë solidarizuar me popullin Ukrainas I cili prej disa ditësh është duke vuajtur pasojat e luftës me Rusinë. Në shenjë solidariteti dhe për të bërë një homazh për të gjithë jetët e humbura nga kjo luftë , qytetarë të Elbasanit,përfaqësues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga Konsullata Ukrainase në vendin tonë ndezën qirinj në bulevardin kryesor të Elbasanit. Konsulli I Ukrainës u shpreh se populli I Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga kushdo që mund të ndihmojë ndaj bëri thirrje për solidarizim.
Organizuesi I këtij aktiviteti Erion Murataj u shpreh se kjo erdhi si një nismë për të përcjellë mesazhin se çdo njeri meriton të jetoj I lirë .
Edhe nënkryetarii bashkisë së Elbasanit ofroi dhe bëri thirrje për mbështetje për popullin ukrainas gjatë këtyre ditëve të vështira.
Si një shenjë solidariteti muri historik I kalasë së Elbasanit u vesh me ngjyrat e flamurit të Ukrainës./Egnatia news