13 shkurt 2023, ditë zie kombëtare, në shenjë solidariteti mbarëbotëror, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet që ranë në Turqi dhe në Siri. Qytetarë të shumte jane mbledhur në sheshin Gensher në Elbasan për të bërë homazhe .
Gjithashtu Drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje, në shenjë solidariteti, shprese dhe lutjeje, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet vdekjeprurëse që ranë 1 javë më parë, në Turqi dhe në Siri. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, në ambientet e kësaj drejtorie, flamuri kombëtar dhe ai i Policisë së Shtetit, u ulën në gjysmështizë.