Edhe pse temperaturat këtë vit kanë qënë të ulëta stina e zjarreve ka nisur më herët në Elbasan. Prej tre ditësh zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht. Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses të cilët për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Përgjatë tre ditëve mësohet se është djegur nje sipërfaqe e konsiderueshme me bimesi të ulët, pisha , dëllinj etj. Gjithashtu zjarri ka shkaktuar probleme edhe në bashkinë e Gramshit. Sipërfaqe me pyje janë prekur nga zjarri në Njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin Koshnicë. Edhe në Gramsh ndërhyrja u realizua me pompa shpine, pasi mjetet zjarrfikese s mund të ndërhynin për shkak të terrenit malor, ndërsa prezenca e erës vështirësoi operacionin. Aktualisht situata në Gramsh është vendosur nën kontroll ndërsa shërbimi zjarrfikës I bëjnë thirrje banoreve të zonës, që të tregohen të kujdesshëm tq mbrojnë pronën publike , ndërsa autoriteteve i kërkohet që autorët të përgjigjen para ligjit./EGNATIA NEWS
VIDEO/ELBASANIT I “BIE” ZJARRI MË HERËT KËTË VIT
54