Kandidati për Kryetari Partisë Demokratike Ibsen Elezi e nisi fushatën e tij nga Kukësi aty ku shpalosi edhe idetë e tij për të ardhmen e kësaj force politike.

Sipas tij e vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet edhe hapja sa e madhe e saj ndaj elektoratit gri dhe një gjë të tillë sipas Elezit nuk e bën dot Sali Berisha.

Rrugën që po ndjek lideri historik i demokratëve cilësoi si rrugë qorre pasi është i mendimit se nuk ka interes për të rikthyer PD force fituese por thjesht do të marrë sërish drejtimin e saj.

Nga ana tjetër Berisha nisi fushatën e tij të Premten nga qyteti i Elbasanit ndërkohë që të shtunën do ketë një takim me demokratët e degës së Fierit.