Pas një periudhe të vështirë, nga ndarja e bujshme me Princ Lekën, duket se Elia Zaharia ka hedhur pas krahëve çdo gjë dhe është përkushtuar te jeta e saj.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e kësaj të premteje, Elia Zaharia nuk vjen si një aktore, por si autore e një libri.
“Perla dhe dreri i artë” quhej përralla që aktorja ka shkruar. Dhe në fakt, kjo përrallë me fabul dhe mesazhe të forta është një dedikim për vajzën e saj të vogël, Geraldinën.
Në një video, ku nënë e bijë qëndrojnë krah njëra-tjetrës, Elia Zaharia emocionon me fjalët e ndjera për vajzën e saj.
Atentati me armë në Durrës, 36-vjeçari futet në sallën e operacionit! Ja çfarë i tregoi policisë
“Ky është vetëm fillimi”/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron “çelësin e artë”
Alarm i rremë për bombë tek hotel “Plaza” në Tiranë, klientët dalin jashtë të alarmuar! Reagon policia
“E shtrenjta vogëlushja ime, drita e syve. Mami ta dedikon ty këtë libër me urimin që e gjithë jeta jote të jetë e pikturuar me ngjyrat më të ëmbla të përrallave. Kur ta shfletosh me doçkat e tua të vogla, dua të ndjesh dashurinë e pafundme në çdo fjalë, dua që të kuptosh e të ndjesh në zemrën tënde plot dritë mesazhet që kjo përrallë përcjell.
Dashuria pa kushte, liria dhe kurajoja janë thesaret më të çmuara që ti do t’i zbulosh përmes kësaj dhurate.