Aktorja e njohur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gala.
Eliona është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private dhe në rrjete sociale kanë munguar fotot me partnerin, i ati i Galës. Mirëpo, aktorja ka bërë një përjashtim këtë enjte dhe ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël.
Në foton në fjalë partneri i saj shihet duke fjetur me të bijën në kraharor. “Vajza e babit”, ka shkruaf Eliona krahas fotos.