Në deklaratën e fundit CEO i Tesla konfirmoi se makina elektrike Cybertruck do të pajiset me drejtim aktiv të 4 rrotave, një shërbim mjaft i ngjashëm me “Crab Mode” të Hummer.

Përgjatë këtij viti Musk ka folur për zbulimin e versionit të update-uar të Cybertruck para se të nisë prodhimi në masë, që është planifikuar më vonë gjatë këtij viti. Kjo makinë do të ketë amortizatorë me ajër, madje mund të jetë dhe disi më e vogël në përmasa. Megjithatë këto janë thjeshtë disa modifikime të vogla, ndërkohë që dizajni do të qëndrojë i njejtë.

Kur u pyet rreth të rejave më të fundit të Cybertruck, Elon tha: “Cybertruck do të jetë pothuajse i njejtë me produktin e treguar.” Kjo deklaratë mund të tregojë dhe se kompania ka hequr dorë nga prezantimi i pamjes së rifreskuar ose eventi është shtyrë.

Më pas ai konfirmoi përfshirjen e 4-wheel steering, në mënyrë që makina tepër e gjatë të marrë kthesat e ngushta me më tepër lehtësi dhe të manovrojë me preçision të lartë.

geek