Përmes një postimi të ri në Twitter, Elon Musk ka lajmëruar se ka gjetur CEO-n e re të Twitter, e cila pritet të fillojë punën brenda disa javësh. Identiteti i CEO-s së ende nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë raportime të shumta tregojnë se do të jetë Linda Yaccarino ajo që do të zëvëndësojë Elon Musk në Twitter.

Momentalisht Yaccarino është drejtuese e reklamimit dhe marrëveshjeve në NBCUniversal. Megjithatë The Wall Street Journal tregon se ajo “është ende në fazat e diskutimit” për këtë punë, ndërkohë që Puck tregon se Musk po planifikon t’ia dorëzojë asaj rolin e tij në kompani. Por një gjë është e sigurtë, ajo e dëshiron shumë këtë pozicion, pasi ia ka deklaruar një gjë të tillë dhe miqve të saj.

1240716851.webp

Gjatë kohëve të fundit ajo ftoi Musk në konferencën e reklamimit “Possible” në Miami dhe tregoi se sa e emocionuar ishte kur mësoi se NBC do të bashkëpunojë me Twitter në Lojrat Olimpike.

Në tweet-in e tij Musk tha se CEO e re do të nisë punën brenda 6 javësh dhe se ai do të ketë më pas rolin e CTO, mbikëqyrjes së produktit, softëare-it dhe sistemit. Pra me pak fjalë detyra e CEO-s së re do të fokusohet vetëm në binez, dhe Yaccarino është tepër e kualifikuar në këtë drejtim.