Gjatë një interviste të transmetuar live me The Wall Street Journal ditën e hënë, Elon Musk deklaroi se Neuralink i duhet vetëm një vit para se të fillojë implantimin e proçesorëve në trurin e humanëve.
“Neuralink po punon mjaft mirë tek majmunët dhe ne aktualisht po bëjmë shumë testime. Nga këto testime po verifikojmë se ky proçesor është mjaft i sigurt dhe tepër i besueshëm. E mira e kësaj qëndron në faktin se pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurt.” tha Elon.
“Ne shpresojmë që ne ta implementojmë këtë teknologji tek personat me dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore gjatë vitit të ardhshëm, pas aprovimit nga FDA. Në këtë mënyrë ne do t’i japim mundësinë personave që nuk mund të lëvizin natyrisht, të lëvizin përmes teknologjisë.” shtoi ai.
Në datën 9 prill të këtij viti Neuralink publikoi një video ku proçesori ishte implementuar në trurin e një majmuni, dhe ky proçesor e lejonte atë të luante një lojë MindPong vetëm duke përdorur trurin e tij. Pajisja regjistron informacione rreth aktivizimit të neuroneve ndërkohë që loja luhej, duke mësuar të parashikojë lëvizjet që përdoruesi dëshiron të bëjë.
“Majmuni dukej shumë normal, por ndërkohë ai po luante një video-lojë telepatikisht, një gjë që unë mendoj se është tepër e thellë.” tregoi Elon Musk.