Elseid Hysaj është bërë pjesë e Lazios tashmë dhe ka nisur stërvitjen me klubin nga Roma, teksa nuk i është shmangur dot prezantimit të tij më këngë në ekipin e ri.
Gjatë një vakti me shokët e rinj të ekipit dhe stafin e Lazios, Hysaj është prezantuar me këngën e njohur “Bella Ciao”, e cila është kolonë zanore edhe e filmit “La Casa de Papel”.
Kjo kolonë zanore është në mbështetje të lëvizjes partizane në mbarë botën dhe pikërisht ky fakt ka sjellë kritika kundër Hysajt. Ka shumë nga ata që kanë pikëpamje të ndryshme nga lëvizjet partizane dhe e kritikojnë Hysajn për këndimin e kësaj kënge.
Por ka edhe të tjerë që e mbështesin mbrojtësin e kombëtares sonë në videon e postuar nga Luis Alberto, duke thënë se janë të lumtur që imazhi i Lazios, shpesh i lidhur me ekstremin e djathtë, po rivlerësohet në Itali dhe Evropë.
fax