Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të kërkuara në koncerte, si brenda dhe jashtë Shqipërie. Ajo tërheq gjithmonë vëmendje me performancat e saj elektrizuese.

Mirëpo, së fundmi, Elvana është komentuar për ‘look-un’ e saj, pasi gjatë kohës që këndonte mbante në dorë edhe çantën.

Ndoshta këngëtarja këtë zgjedhje e ka bërë për ta kombinuar me veshjen, ose edhe si një mënyrë për të rënë në sy.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit që Elvana ka publikuar është ajo në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Gajde”, që rezultoi një hit i vërtetë./abcnews.al