Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata i ka mërzitur të gjithë fansat e saj. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka njoftuar se është detyruar të anulojë një koncert në Zvicër për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje, por i ka kërkuar falje fansave duke thënë se do mundohen të caktojnë një datë tjetër.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Elvanës:
Kujtojmë që kënga e fundit që ajo ka publikuar është në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Gajde”, e cila u pëlqye shumë nga publiku./abcnews