Një ditë pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të dalë sot që të prezantojë një plan masash. Siç ka bërë me dije kreu i qeverisë masat kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.

Prezantimi pritet të bëhet sot, ndërsa ende nuk është dhënë një orar zyrtar. Sakaq, dje në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.

Kriza, sipas kryeministrit kriza do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai theksoi se  çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.