Ky viti i “Super Bowl” ishte padyshim një nga më mahnitësit dhe më të paharrueshmit.

Shumica e ikonave të hip hop-it performuan këngët e tyre më të pëlqyera si Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, 50 Cent dhe Kendrick Lamar,  të cilët krijuan emocion dhe atmosferë të bukur për të gjithë të pranishmit.

Mirëpo ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte një detaj në përfundim të performancës së Eminem. Ai u gjunjëzua dhe mbuloi kokën me dorë kur mbaroi së kënduari “Lose Yourself”, duke e mbajtur pozën për rreth 45 sekonda.

Ky gjest ishte një homazh i dukshëm për ish-mbrojtësin e San Francisco Colin Kaepernick, i cili u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër brutalitetit të policisë në 2016-ën duke nisur kështu një traditë të tillë mes sportistëve, sidomos në SHBA.

Ndërkohë, ky gjesti i Eminem-it të dielën shkaktoi një sërë debatesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës reaguan ndaj raportimeve se “NFL” nuk dëshironte që Eminem ta bënte këtë veprim.

Megjithatë, kjo u konfirmua të mos ishte e vërtetë, pasi, sipas zëdhënësit të “NFL”, Brian McCarthy, liga i dinte planet e Eminem.

“Ne i pamë të gjithë elementët e shfaqjes gjatë provave të shumta këtë javë dhe ishim të vetëdijshëm se Eminem do ta bënte këtë gjest”, tha zëdhënësi i ligës Brian McCarthy për “Associated Press”.