E para e listës së socialistëve në qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj, teksa ishte duke folur në nisje të fushatës së PS-së në sheshin Skënderbej, nuk i ka fshehur dot emocionet. Ajo është ngatërruar disa herë dhe për shkak të mungesës së qytetarëve, defekti ka dalë edhe më shumë në pah.

“Sot të thuash që jam nga Vlora, do të thotë të jesh nga vendi ku vota për PS dhe Edi Ramën ka dhënë shpresën për të ardhmen. Vlora nuk është qyteti i mbushur me pluhur, Vlora është vendi që ka kthyer histori. Për të gjithë ata që duan të kenë transformime rrënjësore, Vlora është qyteti që më 25 prill ka një adresë të vetme, Edi Ramën dhe PS”, tha mes të tjera Resulaj në fjalën e saj.

PS dhe PD e kanë nisur fushatën e tyre gjatë ditës së sotme, në orën 18:00, ku PS ka zgjedhur që të mos ketë qytetarë, ndërkohë që demokratët kanë mbledhur qindra persona në shesh.

(E.K/Faxweb.al)