Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë –Thumanë.
Policia bën me dije se rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, automjeti me drejtuese shtetasen Monika Lika, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Nikolle Prenga.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi Nikolle Prenga, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.