Ngjarja e rëndë që tronditi Peqinin mëngjesin e sotëm ku një person u vra me armë zjarri duket të ketë pasur motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete.

Autori i dyshuar i ngjarjes Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak se 5 vite më parë ky i fundit i ka gërvishtur makinën, dhe kjo ka sjellë një konflikt mes tyre që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.