Zbulohet një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente. Policia ka arrestuar 3 persona ndërsa ka sekuestruar 37 vula të falsifikuara.

37 vula të falsifikuara i përkisnin institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Çlirim Bregu 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;

Arben Rushiti, 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;

Fatos Shima 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm.

Ndërkaq, shtetasi Fatis Shima u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

/abcnews.al