Një bandë kriminale shqiptarë e kanabisit është goditur në Angli, duke vënë në pranga 6 shqiptarë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se oficerët gjurmuan makinën nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund.
Të arrestuarit në këtë operacion janë, Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Neënham Road, Londër u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj, që njihej dhe si kreu i bandës, Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Ëellington Road, Enfield, u burgos për tre vjet e dy muaj, Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga ËShitings Road, Barnet u burgos për katër vjet e katër muaj, Bledar Elezaj, 36 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet, Erblin Elezaj, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u burgos për pesë vjet e dy muaj dhe Andi Kokaj, 23 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.
Të gjashtë u deklaruan fajtorë për shqetësim në prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi.
Ndër të tjera mësohet se në shtëpitë e barit në tre ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire u gjet kanabis me vlerë 240,000 paund.