Policia në Tiranë ka zbuluar një ambient të përshtatur si call center, por shërbente për të mashtruar shtetas të huaj.
Në këtë ambient, përmes celularit, shtetas të huaj mashtroheshin që të investojnë në bursa fiktive. Në pranga u vendosën 6 persona, ndërsa njëri u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Të arrestuarit në këtë operacion janë shtetasit Algert Kamberi, Stiven Serani, Stefi Mançi, Ervis Haxhiu, Bernard Islamukaj, Serxho Lleshi.
“Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.
Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër.