Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të njihen me masën e sigurisë 28 personat ndaj të cilëve u lëshua urdhëarrest në kuadër të operacionit “Ura” i cili u zhvillua në Shqipëri dhe Itali. Ndërkohë vetëm një pjesë e tyre është arrestuar nga policia.
Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
EMRAT E 29 TË DYSHUARVE:
Elvis Doçi (Visi i Pojës)
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korça
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj (Çukaj)
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku.