Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme te universiteti Aleksandër Xhuvani, në Elbasan.

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për korrupsion pasiv. Ndërkohë sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.

EMRAT E PEDAGOGËVE

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Ende në ambientet e universitetit janë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast.

Top Channel