Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se një person, i identifikuar si Shpëtim Osma, ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve të cilët janë fqinj, ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës.

Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.