Policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, mësohet se aksioni lidhet me goditjen e një grupi për rimbursimin e TVSH.

Deri më tani nga 7 urdhërarreste, mësohet se janë ekzekutuar 4.

1-Adnand(Andreë) Progri, lindur në Peqin dhe banues ne Tiranë

2-Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues ne Tiranë,

7 urdhër arrestet:

3-Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë,

4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë,

5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë

6-Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës,

7-Aldo Mazzarela shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të3 ardhurave’ dhe ‘Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i K.Penal.

Sakaq mësohet se po organizohet puna për ekzekutimin e këtij urdhri.