Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ata ranë në pranga disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-bllokut në lokalet e natës. 4 të dyshuarit punon si gazetar për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.

Policia ra në gjurmët e tyre nëpërmjet metodave speciale si blejre të simuluara nga agjentët dhe  vëzhgimeve në terren.

Top Channel