Mëngjesin e kësaj të shtune Kurbini është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ekonomisti i një firme inertesh është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i saj.
pronari është Ardian Gjeloshi, kurse ekonomisti që ka humbur jetën është Selman Mihana.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurëz, ndërsa Policia dhe RENEA kanë zbarkuar në zonë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al