Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Lleshaj, ish efektiv i policisë së shteti u gjet i vrarë në rrugë në fshatin Paçram të Shkodrës. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë më 25 vite burg pasi para 20 vitesh ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.

Pasi ka vuajtur dënimin me 18 vite burgi, Frrok Lleshaj para dy vitesh, më 16 mars 2023 ishte liruar nga burgu.

“Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykatës Shkodër dënuar 25 vite burgim për Vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër.”

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e vrasjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Pista kryesore e hetimit është gjakmarrja.