Policia ka reaguar zyrtarisht për të shtënat me armë që u raportuan ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Policia thotë se janë arrestuar dy persona me predentë të theksuar penale, Erges Shehi dhe Vilson Memini, në kuadër të një aksioni për të kapur anëtarët e nje grupi që merreshin me shpërndarje lëndësh narkotike.
Po ashtu sqarohet se të shtënat me armë kanë ardhur nga pistoleta e një prej punonjësve të policisë, pasi dy personat që po arrestoheshin kanë kundërshtuar policinë.

Njoftimi:
Informacion paraprak
Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.
Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni.
(E.H/Faxweb.al)
