Policia e Tiranës njofton se vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.

Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve Oltion Hasani, 37 vjeç, dhe Irma Hasani, 41 vjeçe, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Lista e pronave të sekuestruara:

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76,ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Volkswagen golf 5;

Renault Clio;

Audi Q3;

Volvo CX60;

Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe

Audi SQ7.