Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme, ku bëhet me dije se kryeplaku i fshatit Rehvë në Korçë, ka abuzuar seksualisht ndaj një vajze me probleme të shëndetit mendor.

Burime për Fax News bëjnë me dije se i arrestuar është kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës. Mësohet gjithashtu se vajza viktimë e marrëdhënies seksuale ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, ndërsa nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë.

Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, vajza në gjendje të rënduar psikologjike.

Në pranga ka rënë Ervis Rrapo.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.