Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Gëzim Margjoka ndodhej në duke udhëtuar me makinë së bashku me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kur u përfshi në aksident me 2 automjete të tjera.
Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur në zonën e Cremasca.
Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet.
Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.
Fëmijët e viktimës, 7 dhe 3 vjeç, dhe bashkëshortja ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)
