Erion Murataj PSD

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, konkretisht në zonën e Graçanicës. Sipas burimeve të Gazetës10, në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur kosovar, Osman Azemi.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij, e cila për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, megjithatë fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit raportohet të jetë e mirë.

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat kosovarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.

Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.