Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikë inertesh në Krujë.
Gazetari Juljan Shota bën me dije për BalkanWeb se një punëtor, i identifikuar si Lulzim Balla, 38 vjeç, është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
