Policia e Durrësit ka arrestuar një 25 vjeçar ditën e sotme, i cili u kap me një mjet taksi me 6 kg lëndë narkotike dhe një pushkë.

Në kuadër të operacionit “Selekt”, Fax Neës mëson se është arrestuar shtetasi Elton Maxhaku , banues në Durrës, i kapur në flagrancë në lagjen numër 2 në qytetin bregdetar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selekt”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë.

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike dhe armës së zjarrit, i cili po qarkullonte me taksi.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme