Një 21 vjeçar, banues në Torovicë, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.
Klajvert Çuni po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit./ abcnews.al
