Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelenë. Kleanth Laçi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar pak minuta më parë  në rrethana të paqarta.Arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit është shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale nga familjarët, të cilët po ashtu kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Abcnews.al, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur ta sqarojnë për një bisedë me të dhe më pa e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.r.t/abcnews.al