Erion Murataj PSD

Një automjet i vjedhur është ndaluar nga policia në Vlorë pas një ndjekjeje që zgjati rreth 30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur u raportua në sallën operative për një mjet të dyshuar që qarkullonte në qytet. Policia rrugore ndërhyri menjëherë dhe arriti të lokalizojë automjetin, një Volkswagen me targa AA355CE, pranë kryqëzimit të Lagjes “Kushtrimi”.

Mjeti drejtohej nga 16-vjeçari Flavio Llanaj, i cili nuk kishte leje drejtimi. Brenda automjetit ndodheshin edhe katër persona të tjerë.

Pas ndalimit, të gjithë u shoqëruan në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e vjedhjes dhe përfshirjen e të rinjve në këtë ngjarje.