Një i dënuar për drogë ka ndërruar jetë në spitalin e Rrogozhinës. Bëhet fjalë për 43 vjeçarin Erlad Helshani nga Kavaja, i dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg për prodhim të lëndëve narkotike, i cili u gjet pa ndjenja mëngjesin e së hënës nga të dënuarit e tjerë në burg teksa po lahej në dush.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës. Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit./abcnews.al