Një 34-vjeçar është arrestuar në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”.

Lutfi Xeka është dënuar nga Gjykata Krujës me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Xeka në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë kanabis.

Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.  Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./abcnews.al