Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, Ilir Xaka me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.