Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
Në kuadër të operacionit, shtetasi Ardit Isufi 45 vjeç, u kap teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.






