Katër persona janë ndaluar për vrasjen në Shkodër të Ramazan Matajt.
I dyshuari kryesor për vrasjen është Arjan Hasaj, sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Eraldo Harlicaj.
Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria, sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Zhivani.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.
Top Channel