Erion Murataj PSD

Vijon goditja e armëmbajtjes pa leje, finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Sunrise”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra dhe municion.

Në pranga poseduesi shtetasi Leart Tozaj, i cili i mbante të fshehura në banesë.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Vijon goditja e armëmbajtjes pa leje, finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Sunrise”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra dhe municion.

Në pranga poseduesi, i cili i mbante të fshehura në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. T., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.