Një 53-vjeçar është arrestuar në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 3”.
Shtetasi Bujar Muka ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë kanabis.
Finalizimi i operacionit u krye nga Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al