Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme të dyshuarin Klajdi Buza . Sipas të dhënave, ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Klajdi Buza i cili u arrestua sot nga policia nuk është emër i panjohur për forcat e rendit.
Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.
Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)