Shaban Aga është pronari i dyqanit në Durrës ku ndodhi shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesi të sotëm
.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm i Agës me një person me iniciale D.K.
Sipas News 24 Familjarët janë shprehur se janë tronditur nga ngjarja duke theksuar se është kthyer në një sulm të përsëritur.
“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.
Policia nga ana tjetër ka njoftuar se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.