Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Mani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në automjetin që drejtonte i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Procedohet penalisht edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.
Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas.
Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak në cilësinë e provës materiale.https://www.youtube.com/embed/5c7NVXm5-Dk?feature=oemb

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:
-arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-u shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)